back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportLamine Yamal thyen heshtjen për ditëlindjen e 18-të pas akuzave për ‘shfrytëzim...

Lamine Yamal thyen heshtjen për ditëlindjen e 18-të pas akuzave për ‘shfrytëzim të xhuxhëve’

Të ngjajshme

Real Madridi shënon edhe me një lojtar më pak ndaj Sociedad

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë...

Mësohet klubi i madh evropian që po mundohet ta bindë Nicon

Nico Williams është shndërruar në një nga emrat më...

GOOOOOL: Asllani s’ka të ndalur në Bundesligë, tund rrjetën e Union Berlinit

Fisnik Asllani vazhdon të tregojë formë të mirë në...

Gabim në mbrojtje, Mbappe tregohet shumë i shpejt dhe shënon gol për Realin

Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e epërsisë...

Lojtari i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur për herë të parë mbi festën e tij të 18-të, pas kritikave se gjatë eventit janë “shfrytëzuar” persona me aftësi të kufizuar –  xhuxhë.

Yamal, tashmë një nga talentet më të shndritshme të Barcelonës dhe Spanjës, ka nisur sezonin me formë të shkëlqyer, duke shënuar dy gola në tre ndeshjet e para të klubit.

Megjithatë, përtej fushës, ai u përfshi në polemika kur u bë e ditur se kishte ftuar në festë futbollistë, modele dhe reperë, dhe kishte paguar “gra me madhësi të caktuara gjoksi” dhe persona me persona me aftësi të kufizuar –  xhuxhë.

Ngjarja mori reagime publike dhe dënim nga qeveria spanjolle, e cila filloi një hetim. Madje, një mural i Yamal në Barcelonë si Superman u shkatërrua me shtatë xhuxhë nga artistë grafiti.

Në një intervistë për programin spanjoll Resonancia de Corazon, Yamal tha:

“Nuk u zemërova. Më dukej qesharake. U përpoqën ta deformonin në shumë mënyra. Një grua tha se unë zgjodha vajzat në një mënyrë ose tjetër, dhe ishte gënjeshtër. Pastaj ishte çështja e kamerierëve që punonin aty.”

Drejtori i Përgjithshëm i Qeverisë Spanjolle për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Asociacioni i Personave me Akondroplazi dhe Dysplazi Skeletale (ADEE) kërcënuan me veprime ligjore ndaj festës dhe mënyrës së angazhimit të kamerierëve.

Megjithatë, në fushë Yamal ka vazhduar të shkëlqejë. Ai luajti rol kyç në fitoren 3-0 ndaj Mallorcas, duke shënuar një gol dhe asistuar për Raphinha-n.

Më pas kontribuoi në autogolin vendimtar në fitoren 3-2 ndaj Levante dhe shënoi një penallti në barazimin 1-1 ndaj Rayo Vallecano. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz