back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeZyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Të ngjajshme

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

E para që e nisi fushatën ishte LVV-ja, që në sheshin “Skënderbeu” tuboi dhjetëra qytetarë ku shpalosi kandidatët për kryetarë komunash, shkruan IndeksOnline.

“Së bashku e dimë çka na duhet, kush mundet, kush ka vullnet dhe dije. Më 12 tetor, të gjithë së bashku të votojmë opsionin që na duhet, kryetarin që mundet, që ka vullnet e që ka dije, e ai kryetar e ka numrin 105, dhe i përket Lëvizjes sonë kombëtare e përparimtare, zhvilluese dhe modernizuese, Lëvizjes VETËVENDOSJE!” u shpreh Kurti.

Ndërkaq, partitë politike të tjera do të hapin fushatën gjatë ditës.

Agjenda e fushatave hapëse është si në vijim:

AAK e hap fushatën në Prishtinë, në orën 13:00; Nisma hap fushatën në Prishtinë, në orën 14:00; LDK hap fushatën në Prishtinë, në orën 18:00; PDK hap fushatën zgjedhore po ashtu në Prishtinë, në orën 19:00.

KQZ ka bërë me dije se e drejta e votës u takon 2 milionë e 69 mijë e 98 qytetarëve. Prej tyre, 43 mijë e 933 janë votues jashtë Kosovës, ndërsa dhjetëra mijëra të rinj do ta shfrytëzojnë për herë të parë këtë të drejtë.

Në garë për nivelin lokal janë 93 subjekte politike: 32 parti, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur, të gjitha të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz