back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeIsh-ambasadori shqiptar në NATO: Politika e Kosovës të reflektojë në raport me...

Ish-ambasadori shqiptar në NATO: Politika e Kosovës të reflektojë në raport me ShBA-në

Të ngjajshme

Tjetër gol nga Zubimendi, Arsenali siguron fitoren ndaj Nottingham Forestit

Arsenali ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Nottingham...

Sekuestrohen sasi e mëdha droge, armë të ftohta dhe para, arrestohet një person

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në...

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin...

Kamioni përplaset me motoçikletën në hyrje të Lipjanit

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Gyokeres dyfishon rezultatin për Arsenalin

Arsenali dyfishon rezultatin ndaj Nottingham Forestit. Dhe golin e dytë...

Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, komentoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar pa afat dialogun strategjik me Kosovën.

Ai e cilësoi këtë si një lajm të keq për politikën e Kosovës por jo të papritur, duke theksuar nevojën për reflektim të menjëhershëm nga autoritetet për të riparuar marrëdhëniet me aleatin kryesor, ShBA-në.

“Lajm i keq, por jo i papritur. Besoj që është imediate që për klasën politike të Kosovës të marrin masa që ky pezullim të pezullohet sa më shpejt. Lexova deklaratën e Presidencës së Kosovës dhe shpresoja se do punohej për t’u përmirësuar, por pa asnjë propozim konkret. Më shqetëson ky fakt pasi ShBA-të janë mbështetësit kryesorë në mbrojtje të Kosovës”, tha Ajazi në “Euronews Albania”.

Ish-ambasadori thotë se në kohën kur ka drejtuar misionin në NATO, ShBA-ja ka mbështetur shumë Kosovën, veçanërisht në formimin e Ushtrisë. Ai kërkon reflektim nga politika.

“Gjatë mandatit tim kam vënë re që Kosova ka qenë shumë e mbështetur nga ShBA-të, veçanërisht në formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Politika duhet të reflektojë. Duhet të jemi të përgatitur që vullnetin e mirë amerikan, por Trumpin kryesisht, ta kemi shumë në konsideratë”, tha Visho Ajazi Lika.

Vendimi për pezullimin e Dialogut Strategjik, sipas ambasadës amerikane në Prishtinë, erdhi “për shkak të shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz