back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

Të ngjajshme

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani, dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë (BE) dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Sh.T. Aivo Orav, kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi (MoU), i cili rregullon mbështetjen dhe asistencën që KFOR-i mund të ofrojë në rast të zhvendosjes apo evakuimit gjatë situatave kritike.

Përmes këtij memorandumi, KFOR-i dhe Zyra e BE-së formalizojnë procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, qartësojnë rolet dhe rrisin nivelin e koordinimit, duke u mundësuar të dyja misioneve të përgjigjen në mënyrë efikase dhe të bashkërenduar brenda mandateve të tyre përkatëse.

Ky memorandum është dëshmi e përkushtimit të aktorëve ushtarakë dhe civilë për të bashkëpunuar në mënyrë proaktive, duke rritur gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në terren, sidomos në rrethana sfiduese.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përmbushje të roleve të tyre përkatëse si përgjigjës për sigurinë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz