back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajme“Presidentja ka kuptuar se vetëm në një gjendje jokushtetuese mund të mbetet...

“Presidentja ka kuptuar se vetëm në një gjendje jokushtetuese mund të mbetet në skenë” – Opozita dhe analistët kritikojnë Osmanin

Të ngjajshme

Turqia e ”shkel” Greqinë dhe prek finalen e Eurobasketit, shkëlqen Ercan Osmani

Turqia është finalistja e dytë e Eurobasketit. Kombëtarja e Turqisë...

FSK dhe FARSH trajnohen së bashku në kërkim-shpëtimin malor

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë,...

Kjo është arsyeja pse Donnarumma zgjodhi numrin 25 te Manchester City

Portieri i kombëtares së Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka shpjeguar...

Në një konferencë për media mbajtur dje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke u përpjekur të mbrojë veprimet e saj dhe të shtojë presion mbi ato që ajo i sheh si sfida të përballuara nga Kosova gjatë periudhës së Qeverisë Kurti.

Megjithatë, reagimet nga opozita dhe analistët politikë kanë qenë të ashpra, duke e akuzuar Osmani për një lëvizje kalkuluese dhe për mos përfaqësimin e interesave të qytetarëve, raporton lajmi.net

Blerta Deliu, deputete e PDK-së, ka akuzuar presidenten Osmani për “kalkulime puro për të ardhmen e saj politike”.

Deliu ka theksuar se presidentja po përpiqet të sigurojë një grusht votash për të ruajtur pozitat e saj, duke theksuar se “krejt kjo po behet për një grusht vota”.

Ajo ka vënë në dukje që gjatë katër viteve të qeverisjes së Kurtit, Kosova është sfiduar me shumë probleme, si aferat politike dhe izolimin ndërkombëtar, përfshirë krizën e energjisë, që ka goditur fort sektorin privat.

Sipas Deliut, Osmani ka mbetur e heshtur ndaj shqetësimeve të qytetarëve, duke iu shmangur denoncimeve të nevojshme për t’i mbrojtur ata.

“Javën e fundit, Vjosa Osmani ka ndryshuar plotësisht gjuhën dhe argumentimin politik, duke i ngjasuar asaj të Vetëvendosjes. Kalkulimet janë të pastra për të ardhmen e saj politike. Krejt kjo po bëhet për një grusht votash. Katër vitet e Qeverisjes së Kurtit, Kosova është sfiduar me sfida të jashtëzakonshme, si në kuptimin e aferave të shumta politike, ashtu edhe në izolimin ndërkombëtar të Kosovës – në sfidat e mëdha që ka pasur sektori privat, sidomos çështja e energjisë elektrike, ku bizneset janë në kolaps, një pjesë e tyre për shkak të tarifave të larta të energjisë elektrike. Znj. Osmani, si e para e shtetit, ka qenë absolutisht e pazëshme për të ngritur zërin për shqetësimet që kanë prekur qytetarin. Prandaj, këto zhvillime të fundit dhe qasja e saj e fundit flasin vetëm për ofendim politik dhe një grusht votash, dhe në fakt nuk kanë në thelb interesin e qytetarit, nuk përfaqësojnë unitetin e popullit. Për më keq, është natyrisht në linjë me përpjekjet e papërfunduara, duke sulmuar dhe intimiduar gazetarët, duke krijuar situata të papranueshme, për të sulmuar Gjykatën Kushtetuese dhe për të sulmuar themelin e shtetit, Kushtetutën”, tha Deliu për lajmi.net

Një tjetër reagim ka ardhur nga Pal Lekaj, anëtar i AAK-së, i cili e ka quajtur afrimin mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit një “pazar për pushtet” dhe një “hipokrizi politike”.

Lekaj për Lajmi.net ka theksuar se presidentja, që deri dje kritikonte Kurtin, tani po i buzëqesh vetëm për të siguruar një mandat të dytë, duke e quajtur këtë një abuzim me institucionin e presidentes dhe duke theksuar se Kosova meriton një lidership që mbron interesat e qytetarëve, jo aleanca të improvizuara për mbijetesën e karrierave personale.

“Ky përafrim politik mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nuk është as vizion shtetëror, as pajtim për të mirën e vendit; është thjesht pazar për pushtet. Presidentja, që deri dje e kritikonte Kurtin, sot po i buzëqesh vetëm se e ka kuptuar që pa të nuk e merr mandatin e dytë. Kjo është hipokrizi politike dhe abuzim me institucionin e presidentes. Kosova meriton lidership që mbron interesin publik, jo aleanca të improvizuara për të shpëtuar karrierat e tyre”, u shpreh ai për lajmi.net

Ndërkaq, analisti politik Halil Matoshi i tha Lajmi.net se presidentja Osmani tani ka kuptuar që vetëm duke mbajtur një “gjendje permanente jokushtetuese” mund të mbetet në skenën politike dhe të synojë një mandat të dytë.

Matoshi ka theksuar se, për Osmani, “nuk ka më mashtrim”, duke sugjeruar se veprimet e saj janë të motivuara vetëm nga interesi për të mbajtur pushtetin.

Ai ka përmendur edhe ndikimin ndërkombëtar, duke thënë se “Amerika flet”, duke lënë të kuptohet se përpjekjet e presidentes janë në një linjë me interesat ndërkombëtarë dhe presionet që vijnë nga jashtë.

“Presidentja ka kuptuar se vetëm në një gjendje permanente jokushtetuese mund të mbetet në skenë, për të pretenduar votën e VV-së dhe një mandat. Ndryshe, me sot, ajo u përshëndet nga pushteti. Tash s’ka më mashtrim. Amerika flet”, tha ai./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz