Zyrtarja e lartë e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se vendimi i SHBA-së për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën është alarm serioz dhe këmbanë që bie për ata që kanë vesh në Kosovë.
Halimi ka shkruar se kjo e rrezikon raportin tonë me aleatin më të rëndësishëm dhe minon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Postimi i plotë:
Vendimi i SHBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën është një alarm serioz për lidershipin e këmbanë që bie – për ata që kanë veshë, popullin e Kosovës!
Ky hap i paprecedentë rrezikon raportin tonë me aleatin më të rëndësishëm dhe minon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Çdo veprim që na largon nga SHBA është kërcënim për lirinë tonë dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit.
Kjo kërkon reflektim urgjent dhe përgjegjësi politike për të rikthyer besimin dhe partneritetin strategjik me Amerikën.