back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKosova e pëson për shkak të veprimeve të Kurtit, SHBA merr vendim...

Kosova e pëson për shkak të veprimeve të Kurtit, SHBA merr vendim për suspendimin e dialogut të planifikuar strategjik

Të ngjajshme

Mustafa: Masa e SHBA-së më e ashpër se sanksionet e BE-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar vendimin e...

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

Është martuar vajza e Fadil Fazliut, Majlinda Fazliu. Kështu...

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak “të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, ka thënë ambasada amerikane.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”.

“Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz