back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKuvendi i Shqipërisë – Legjislatura e 11-të nis nesër punimet me seancën...

Kuvendi i Shqipërisë – Legjislatura e 11-të nis nesër punimet me seancën konstituive

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Vitromiricë të Pejës, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident...

John Terry zbulon pse dëshiron që Liverpool të fitojë Premier League këtë sezon

Ish-ylli i Anglisë, John Terry, ka shprehur mendimin e...

Kosova në krizë demografike: Humb 10% të popullsisë brenda 13 viteve

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë për...

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon nesër seancën e parë të legjislaturës së 11-të, ku janë parashikuar dy mbledhje. Ajo e paradites ka karakter ceremonial, drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë dhe i vetmi vendim që merr është ngritja e komisionit që verifikon mandatet e deputetëve.

Kreu demokrat, Sali Berisha ka refuzuar të zhvillojë këtë ceremoni bashkë me deputetin Tritan Shehu dhe pritet që seancën ta hapë ligjvënësi socialist Vasil Llajo. Parlamenti rimblidhet sërish pasditen e nesërme dhe deputetët bëjnë betimin, shkruan A2 CNN.

 

Në këtë seancë do të zgjidhet me votim të fshehtë kryetari i ri i Kuvendit, post për të cilin kryeministri Edi Rama propozoi Niko Peleshin dhe nënkryetare nga PS, Klodiana Spahiu. Ndërsa Berisha zgjodhi të mos ndryshojë emrin e përfaqësuesit të demokratëve dhe pritet që Agron Gjekmarkaj të votohet nënkryetar i Kuvendit.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

 

Kryeministri Rama paraqet brenda 10 ditëve në Parlament programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz