back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeRusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Të ngjajshme

Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pasi në...

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk

Departamenti i Sigurisë Publike i Utahut ka publikuar një...

Si ta forcojmë zemrën? 7 hapa të thjeshtë për një zemër më të shëndetshme

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve...

Kuvendi i Shqipërisë – Legjislatura e 11-të nis nesër punimet me seancën konstituive

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon nesër seancën e parë të...

Horoskopi i datës 12 shtator nga Branko

DashiKjo ditë ju fton të ndaloni për një çast...

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë të Moskës – duke e cilësuar mbylljen e kufirit si “destruktive” dhe duke paralajmëruar pasoja.

Kryeministri polak, Donald Tusk, një ditë më parë njoftoi për mbylljen e kufirit me Bjellorusinë nga ora 00:00 e 12 shtatorit, në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Moskës me Minskun.

“Ne i bëjmë thirrje Varshavës të shqyrtojë pasojat e këtyre hapave destruktivë dhe të rimendojë vendimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova përmes një deklarate më 11 shtator.

Mbyllja e kufirit po bëhet “për të justifikuar politikën e përshkallëzimit të mëtejmë të tensioneve në Evropën qendrore”, shtoi ajo.

Anëtaret e krahut lindor të NATO-s, Polonia, Lituania dhe Letonia janë në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve masive ushtarake që pritet të mbahen. Tusk ka thënë se këto stërvitje janë të dizajnuara që të simulojnë pushtimin e korridorit Suvalki – një zonë me rëndësi strategjike në Poloni.

Stërvitja Zapad mbahet zakonisht çdo katër vjet. Por, sivjet kjo stërvitje do të mbahet për herë të parë që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës mbi tre vjet më parë. Stërvitja do të zhvillohet deri më 16 shtator.

Bjellorusia kishte thënë në janar se 13.000 trupa do të përfshiheshin në stërvitje, por në maj njoftoi se numri do të përgjysmohej.

Zakharova tha se Varshava i kishte “injoruar demonstrativisht” gjestet e “vullnetit të mirë” nga Moska dhe Minsku për ta zhvendosur stërvitjen larg kufirit polak dhe për të reduktuar numrin e personelit ushtarak që do të marrin pjesë në të.

Po ashtu, këto stërvitje vijnë pasi Polonia tha të mërkurën se rrëzoi deri në katër dronë nga 19 dronë rusë që shkelën në hapësirën e saj ajrore.

Moska më pas tha se ishte duke kryer një sulm të madh në perëndim të Ukrainës dhe se nuk kishte planifikuar të sulmonte ndonjë objektiv brenda Polonisë. /REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz