back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaSportJose Mourinho përdori një lëvizje “1000 IQ” për të bindur Chelsea të...

Jose Mourinho përdori një lëvizje “1000 IQ” për të bindur Chelsea të nënshkruante me një sulmues të ri

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Jose Mourinho ka pasur dy periudha të suksesshme te Chelsea, ku fitoi tre tituj të Premier League, tre League Cup, një FA Cup dhe një FA Community Shield.

‘Special One’ njihet si një nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, duke drejtuar edhe klube të mëdha si Real Madrid, Inter, Manchester United, Tottenham dhe Roma.

Së fundmi, ish-lojtari i Chelsea, Steve Sidwell, tregoi se si Mourinho ia dha atij fanellën me numër 9 për të dërguar një mesazh te bordi i klubit.

Kur u pyet nga Sky Sports: “Je mesfushor, pse Mourinho të dha fanellën me numër 9?”, Sidwell u përgjigj:

“Mendoj se ishte një lojë mendjeje. Kur hipa në autobus për përgatitjet e para-sezonit, Jose më tha: ‘Numri 9, të shkon?’ Dhe unë thashë: ‘Po, në rregull’, sepse mendova se po testonte nëse doja fanellën apo jo.

“Nuk jam sulmues, por duke e parë pas, fanella me numër 9 ishte më shumë një lojë mendjeje midis Jose dhe bordit, sepse ai donte para për të blerë një sulmues.”

Sidwell shtoi:

“Nuk i dhanë paratë, kështu që ai ndoshta tha: ‘Ok, do t’ia jap këtij lojtarit që erdhi falas nga Reading numrin 9.’”

Më vonë, në merkato e janarit që pasoi, Chelsea bleu sulmuesin Nicolas Anelka nga Bolton për një shumë rreth 15 milionë funte.

Anelka shënoi 59 gola në 184 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Chelsea, duke fituar një titull Premier League dhe dy FA Cup.

Pas largimit nga Chelsea në 2012, Anelka luajti edhe për Shanghai Shenhua, Juventus, West Bromwich Albion dhe Mumbai City, para se të tërhiqej nga futbolli në 2015. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz