Deputeti i zgjedhur i PDK’së, Artan Behrami, ka thënë se presidentja Osmani “është më shumë përfytyrim i urrejtjes, traumave dhe anktheve që kemi si shoqëri, sesa i potencialit dhe kreativitetit tanë shoqëror”.
Ai ka thënë se Osmani mos me marrë edhe një mandat, “është në gjendje me kallë krejt vendin”.
“Kjo, mos me marrë edhe një mandat, është në gjendje me kallë krejt vendin! Shyqyr që koha e populistëve po perëndon! Bashkë me ta po perëndon edhe epoka e përndjekjes së gazetarëve!”