back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmePolonia thotë se Këshilli i Sigurisë i OKB-së do të mblidhet për...

Polonia thotë se Këshilli i Sigurisë i OKB-së do të mblidhet për shkeljen e hapësirës ajrore të saj nga Rusia

Të ngjajshme

Polonia ka njoftuar se Këshilli i Sigurisë i OKB-së do të mbajë një takim urgjent me kërkesë të Polonisë.

“(Ne po) tërheqim vëmendjen e botës ndaj këtij sulmi të paprecedentë me dron rus ndaj një anëtari të OKB-së, BE-së dhe NATO-s”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Radosłaë Sikorski për radion RMF FM.

“Kam folur më parë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe më është dukur se argumentet tona kishin jehonë, se depërtuan. Ende nuk kemi vendosur se kush do të flasë në emër të Polonisë”, tha ai.

Sikorski gjithashtu këmbënguli se sulmi ishte i qëllimshëm, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“19 shkelje të hapësirës sonë ajrore, dhjetëra dronë të identifikuar, disa të rrëzuar, veprimi zgjati 7 orë, gjithë natën – kështu që nuk mund të themi se ishte një aksident”, tha ai.

Sikorski tha se Polonia po merrte “një cunami” deklaratash mbështetjeje nga aleatët, por “ka nevojë që kjo të përkthehet në fakte”.

Ai paralajmëroi gjithashtu kundër sugjerimeve se dronët ishin me origjinë ukrainase dhe jo ruse, duke i hedhur poshtë ato si pjesë të një fushate dezinformimi ruse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz