Analisiti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas konferencës së sotme të presidentes, Vjosa Osmani, për rastin e arrestimit të kameramanit të Paparacit veç pse xhiroi mbrojtjen e afërt të vajzave të saj.
Ai ka thënë se Osmani po viktimizohet edhe sot por edhe tash e 20 vjet në karrierën e saj politike.
Mushkolaj ka thënë se Osmani po vazhdon të flasë me mllef e intimidim ndaj gazetarëe.
“Sot tha që organet e drejtësisë duhet të reagojnë ndaj kujtdo që rrezikon gazetarët. I pari është bashkëshorti i saj, i cili madje mediat i quante “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Turpshëm.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Karrierën e vet 20 vjeçare në politikë, deri në postin e presidentes, Vjosa Osmani e ka ndërtu mbi viktimizim.
Sot i paska thirrë gazetarët në zyrë me e vazhdu viktimizimin. Plot mllef e inat, sërish u përpoq t’ia mbushë mendjen publikut që vajzat e saj kanë qenë në shënjestër të mediave.
Për rastin e djeshëm prokurori e ka thënë të kundërtën, por kjo presidentes nuk i mjafton. Ajo vazhdon ta çojë përpara narrativën e saj, duke intimiduar gazetarë me informacione që thotë se i ka, por nuk i publikon.
Asgjë e re në “kampin” presidencial. Sulmet e fyerjet ndaj mediave e gazetarëve vazhdojnë tash sa vjet.
Sot tha që organet e drejtësisë duhet të reagojnë ndaj kujtdo që rrezikon gazetarët. I pari është bashkëshorti i saj, i cili madje mediat i quante “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Turpshëm.
Rrezikshëm dhe turpshëm!