back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeOsmani e konsideron “politik” raportimin për shkollimin e vajzave: Mbrojtja ime s’e...

Osmani e konsideron “politik” raportimin për shkollimin e vajzave: Mbrojtja ime s’e ka arrestuar gazetarin, u thash të mos i prekin me dorë

Të ngjajshme

Sllovenia ia ndalon hyrjen Dodikut

Qeveria e Sllovenisë ia ka ndaluar hyrjen Millorad Dodikut....

Zhegrova zbulon se a do të luajë në derbi kundër Interit

Edon Zhegrova është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Juventusit,...

PROFIL/ Kush janë ministrat e rinj në kabinetin e Edi Ramës

Kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës dalë nga...

Presidentja është shfaqur sot në Presidencë në praninë e disa gazetarëve, të cilëve u kërkoi të mos i incizojnë vajzat e saj, një ditë pasi një kameraman i mediumit Paparaci u ndalua nga mbrojtja e saj e afërt.

Paparaci ka publikuar një video duke mohuar se janë incizuar vajzat e saj, ndërsa Vjosa Osmani tha se nuk ka qenë kërkesë e saj ndalimi i kameramanit, ndonëse në një reagim të djeshëm nuk e përmendi sjelljen e atyre që kujdesen për sigurinë e saj dhe të familjes. Këtë raportim, presidentja e konsideroi “politik”.

Osmani tha se vajzat e saj “mezi presin ditën që të shkojnë në shkollë pa përcjellje”.

“Incizimi i paautorizuar është vepër penale”, tha ajo, duke shtuar se te shkolla private ku vajzat e saj ndjekin mësimin, “ka qenë shenja që ndalohet incizimi i paautorizuar”.

Në një përpjekje për ta arsyetuar sjelljen, Osmani tha ndër tjerash: “Mos harroni se në këtë vend ka pasur vrasje për motive politike”.

Ajo tha se nuk është pyetur se ku e ndjekin mësimin vajzat e saj.

“Askush nuk më ka dërguar pyetje mua se ku i dërgon vajzat në shkollë”, tha ajo.

Prezenca e mbrojtjes, të cilën e quajti “profesionale”, tha se është “e përcaktuar me protokolle”.

“Kurrë nuk i kam sulmuar familjet e askujt. As kurrë nuk jam marrë me xhipat e askujt”, tha ajo.

Osmani tha se “kam përgjegjësi për veprimet dhe deklaratat e mia, jo të të tjerëve”.

Osmani ka thënë se mbrojtja e saj e afërt nuk e ka arrestuar asnjë gazetar, madje ajo ka kërkuar nga ta që “mos t’i prekin me dorë” gazetarët.

“Gënjeshtër tjetër është se kinse mbrojtja ime e afërt e ka arrestuar një gazetar. Unë vetë kam kërkuar nga mbrojtja ime e afërt që të mos i prekin me dorë. Ata nuk arrestojnë gazetarë, kanë qenë në kryerjen e detyrës zyrtare. Ju e dini se incizimi i paautorizuar është vepër penale, dhe një nga nenet kryesore në Kodin e Mediave të Shkruara është incizimi pa leje i fëmijëve nën moshën 18-vjeçare pa lejen e prindërve. Nuk kam asnjë informacion nga kush dhe si është arrestuar dhe nuk kam pasur asnjë kërkesë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz