back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaBotëPolonia kufizon trafikun ajror përgjatë kufirit lindor, një ditë pasi rrëzoi dronë...

Polonia kufizon trafikun ajror përgjatë kufirit lindor, një ditë pasi rrëzoi dronë të dyshuar rusë

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Polonia ka vendosur kufizime në trafikun ajror përgjatë kufijve të saj lindorë me Bjellorusinë dhe Ukrainën, njoftoi të enjten Komanda Operative e Forcave të Armatosura.

Ky vendim vjen mes tensioneve të shtuara një ditë pasi disa dronë shkelën në hapësirën ajrore të këtij vendi anëtar të NATO-s.

Polonia rrëzoi dronë të dyshuar rusë në hapësirën e saj ajrore mëngjesin e së mërkurës me mbështetjen e avionëve të aleatëve të saj të NATO-s.

Kjo ishte hera e parë që një anëtar i aleancës ushtarake perëndimore ka hapur zjarr gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Me kërkesë të Komandës Operative të Degëve të Forcave të Armatosura … do të vendosen kufizime në trafikun ajror në pjesën lindore të Polonisë në formën e zonës së kufizuar EP R129”, tha Agjencia Polake e Navigimit Ajror në një komunikatë të publikuar të mërkurën në mbrëmje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz