Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur sot mediat në presidencë.
Ajo tha se pasi moti është më i keq dhe po bie shi “ejani në presidencë ju pres të gjithëve”.
E pas kësaj ajo nisi një deklarim për media, e ulur në kolltukun e presidentes.
E me të filluar këtë deklarim, Osmani nisi të flasë se si vajzat e saj e urrejnë përcjelljen që u bëhet nga Policia e Kosovës.
“Vajzat e mija e urrejnë atë përcjellje, por s’ka qenë kurrë zgjidhja e tyre. Ua pengojnë fëmijërinë dhe u ndikon keq në psikologjinë e tyre”, deklaroi Osmani derisa fliste për mënyrën se si përcaktohet rrezikshmëria e zyrtarëve shtetëror, gjë të cilën e dinë thuajse të gjithë.
Derisa Osmani thotë se vajzat e saj e urrejnë përcjelljen e Mbrojtjes së Afërt, shumë prej zyrtarëve policorë aty vën jetën e tyre prapa Osmanit e vajzave të saj./Lajmi.net/