back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmePërhapja e gaforres së kuqe në ujërat nëntokësorë të Kosovës, AMMK-ja nis...

Përhapja e gaforres së kuqe në ujërat nëntokësorë të Kosovës, AMMK-ja nis hulumtimet

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë...

EFL po shqyrton ndryshim të diskutueshëm në rregullat e play-off-eve të Championship

Propozimi ka marrë mbështetje nga disa klube të Championship. Edhe...

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për...

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka nisur aktivitetet hulumtuese për monitorimin e llojit invaziv të gaforres “Procambarus clarkii”, në ekosistemet e ujërave nëntokësore të Kosovës.

Nga AMMK-ja bëjnë me dije se qëllimi i projektit është studimi i përhapjes së Procambarus clarkii në ekosistemet nëntokësore dhe zhvillimi i strategjive për menaxhimin dhe mbrojtjen e habitateve të ndjeshme, duke përfshirë dhe monitorimin e standardizuar shkencor, zgjedhjen e kampioneve bazuar në karakteristikat hidrologjike dhe gjeomorfologjike, përdorimin e kurtheve selektive për mbrojtjen e specieve vendase dhe vlerësimin e parametrave biologjikë dhe kimik të kësaj gaforreje.

Aktiviteti hulumtues për monitorimin e këtij lloji invaziv në Kosovë, ka filluar në “Shpellën e Flladit” në Panorc dhe do të vazhdojë edhe në Shpellën e Radavcit dhe shpellat e tjera që karakterizohen nga prania e ujërave nëntokësore.

“Ky aktivitet po realizohet në kuadër të një projekti ndërkombëtarë të mbështetur nga Unioni Ndërkombëtar i Speleologjisë (UIS), dhe të koordinuar nga  organizata Tetide APS (Itali), me partner edhe organizata kërkimore, speologjike dhe limonologjike nga: Italia, Kroacia, Greqia, Izraeli dhe Kosova, e cila përfaqësohet nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, që koordinon aktivitetet në nivel nacional” thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz