Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut ka rezultuar me bastisje në disa lokacione, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Si rezultat i këtyre bastisjeve, një person është arrestuar, ndërsa në një rast tjetër është identifikuar një i dyshuar.
Në rastin e tretë të operacionit, Policia ka kontrolluar një shtëpi banimi në lagjen Korile, Komuna e Zveçanit, ku pronari i objektit ka njoftuar se posedonte dy armë me leje të UNMIK-ut, të cilat kishte deklaruar se i kishte transferuar në Serbi. Gjatë kontrollit, në shtëpi u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël e municionit.
Duke u bazuar në informacione operative dhe me qëllim parandalimin e humbjes së mundshme të provave materiale, Policia ka kryer bastisje shtesë në objektet përcjellëse të të dyshuarit, në përputhje me nenin 108 të Kodit të Procedurës Penale – që lejon kontrollin dhe sekuestrimin e përkohshëm pa urdhër të gjykatës në raste urgjente
Njoftimi i plotë:
Lidhur me rastet e raportuara më herët ku Policia në rajonin e Mitrovicës Veri ka kryer kontroll në 5 lokacion, ju informojmë se në vazhdimin e kontrollës ne Rastin III: Ku në një shtëpi banimi në lagjen Korile Komuna Zveqan, është kontrolluar një shtëpi dhe nga pronari Policia është informuar se dy armët të cilat i kishte me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi, në shtëpinë e tij është gjetur një sasi e vogël e municionit të cilat janë sekuestruar.
Po në këtë lokacion mbi dyshimin e bazuar dhe informatave se mund të ketë sasi tjetër të armatimit dhe çdo vones do të rezultonte me asgjësimin apo humbjen e provave materiale Policia duke u bazuar ne Neni 108 Arsyet për kontroll dhe sekuestrimi te përkohshëm pa urdhër të gjykatës paragrafi 1.5 për të parandaluar shitjen, asgjësimin apo humbjen e menjëhershme të provave apo pasurisë së specifikuar ka realizuar bastisje edhe në objektet tjera përcjellëse të te dyshuarit.
Gjate bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si ne vijim :
• Dy (2) karikator për arme te gjate
• Detonatorë elektrik 49 copa
• Një (1) thike
• Një këllëf për arme te gjate
• Një fishek me mbishkrim ne baze PPU 8×75 IS
• Një fitil ngadalë ndezës për eksploziv bashkë me një detonator mekanik
• Gjashtë (6) detonator elektrik 4 (katër) nga ta te rinj
• Dy (2) paketime sfera (thashme) që shërbejnë për mbushje te fishekëve te gjuetisë
• Makineria për mbushje municioni
• Pjese shtuese për arme te gjate për trombllon
• Tel i cili shfrytëzohet për iniciues te detonatorëve
• Arme e gjate e çmontuar me nr. Serik K – 414675 me dy karikator me municion te plote me gjithsej 60 fishek te kalibrit 7.62×39
• Tridhjetë e pesë (35) kutia te mbyllura me municion me mbishkrim ne baze “IK 89”(35×15=525fishek te kalibrit 7.62×39)
• Pesëdhjetë e nëntë (59) fishek me mbishkrim ne baze “E”
• Gjashtëdhjetë e pesë (65) fishek për arme te gjate me mbishkrim ne baze “IK 89”
• Pesëdhjetë (50) fishek për pistoletë me mbishkrim ne baze “PPU 9mm LUGER”
• Dy (2) karikator për armë te gjatë pa municion
• Pajisje distancë matës
• Thike për pushke bajonetë
Ne lidhje me këtë raste është arrestuar personi S.G. 73 vjeçar i cili pas intervistimit ne prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër te prokurorit te shtetit i është caktuar masa e ndalimin për 48 orë ne qendrën e mbajtjes. Ndërsa është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjithashtu policia ka realizuar edhe kontrollin:
Rasti VI: Në një shtëpi banimi në rrugën “Prote Stojana” Zveqan, njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar si ne vijim:
• një pushkë gjuetie,
• 12 fishek te pushkës se gjuetisë
• 15 gëzhoja te kalibrave te ndryshëm,
• 2 sfera te fishekëve te gjuetisë,
• Rrip për mbajtjen e fishekëve te gjuetisë.
Lidhur me ketë rast nuk ka persona te arrestuar, mirëpo është ne interes te policisë qe te intervistohet një person si i dyshuar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri do të vazhdojë me aksione të tilla, andaj apelojmë tek qytetarët që të respektojnë ligjin. Çdo armë e cila mbahet pa leje të vlefshme konsiderohet e kundërligjshme, prandaj qytetarët inkurajohen të paraqiten në stacionet policore për të kryer procedurat për vazhdimin e lejeve të armëve.