back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeLladrovci: Qytetarët kampionë, janë te numri 101

Lladrovci: Qytetarët kampionë, janë te numri 101

Të ngjajshme

Ramiz Lladrovci ka realizuar  tri takime të ftuara nga qytetarët për bashkëbisedim parazgjedhor në Gllobar dhe dy lagje, në Lagjen Mulaj në Terstenik dhe Lagjen Baleci.

“Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë adresën e përkushtimit të sinqertë, për barazi para ligjit dhe qeverisje me duar të pastra. Qytetarët kampionë, janë te numri 101”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në fb:

Në tri takime të parafushatës, të ftuara nga qytetarët në Lagjen Mulaj-Terstenik, në Gllobar dhe Lagjen Baleci në Çikatovë të Re, bashkëbiseduam për rëndësinë e fitores “Për Drenasin Kampion”, për zemrën e Kosovës.

Jam krenar me qytetarët kampionë, kontribues në çdo etapë të historisë tonë, të bindur se qeverisja e mirë – gjashtë herë kampion të performancës në nivel nacional, duhet të vazhdojë.

Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë adresën e përkushtimit të sinqertë, për barazi para ligjit dhe qeverisje me duar të pastra. Qytetarët kampionë, janë te numri 101!

Vazhdojmë, +4!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz