Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një ndërhyrje në Poloni nga dronë rusë nënkuptonte se Evropa duhej të punonte për krijimin e një mbrojtjeje të përbashkët ajrore dhe një “mburojë ajrore efektive”.
Zelensky ka shkruar në Telegram pasi ka folur në telefon me kryeministrin polak Donald Tusk, sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe udhëheqës të tjerë evropianë.
“Ne duhet të punojmë për një sistem të përbashkët të mbrojtjes ajrore dhe të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën”, shkroi Zelensky.
“Ukraina e propozoi këtë shumë kohë më parë. Ka vendime konkrete për këtë. Ne duhet të reagojmë së bashku ndaj të gjitha sfidave aktuale dhe të jemi të përgatitur për kërcënime të mundshme për të gjithë evropianët në të ardhmen”, tha Zelensky, shkruan Reuters,