Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prishtina është gati për tubimin e madh të hapjes, të shtunën.
Ai tha se kryetarët e 83 nëndegëve të LDK-së në Prishtinë po mundësojnë që çdo përpjekje të bëhet e lehtë.
Tubimi mbahet në ora 18:00 të shtunën, në Pallatin e Rinisë.
“Prishtina gati për të shtunën dhe tubimin e madh të hapjes. Takim me kryetarët e 83 nëndegëve tona në Kryeqytet. Me një strukturë si kjo, çdo përpjekje bëhet e lehtë. Të shtunën, në ora 18:00, të gjitha rrugët çojnë tek Pallati i Rinisë. Aty ngrihemi si një, përsëri. Ejani të gjithë, në festën tonë të madhe. 12 tetori është dita jonë”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express