back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKonferencat për Kushtetuesen, Gashi: Po përgatitet terreni për zgjedhjet e ardhshme

Konferencat për Kushtetuesen, Gashi: Po përgatitet terreni për zgjedhjet e ardhshme

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Avokati Tomë Gashi ka komentuar konferencat e mbajtura nga presidentja e Kosovës dhe nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me kërkesën e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese.

Në emisionin FIVE, Gashi tha se nuk është e pazakonshme që liderët politikë të deklarohen publikisht pas dorëzimit të komenteve në Kushtetuese.

Sipas tij, kjo nuk përbën shkelje kushtetuese.

“Nuk është jo normale, nuk është jo kushtetuese. Në demokraci është e lejueshme që kushdo në situata të tilla, para se të vendos Kushtetuesja, të deklarojë pasi të ketë dërguar komentet”, ka theksuar Gashi.

Megjithatë, ai shtoi se konferencat e tilla mund të interpretohen si presion ndaj Gjykatës Kushtetuese: “Një shtytje më e madhe, sigurisht që mund të jetë [presion] edhe për gjykatën”.

Sipas avokatit, këto dalje publike më shumë lidhen me përgatitjen e skenës politike për të ardhmen: “Unë besoj që gjithçka po përgatitet terreni për zgjedhjet e ardhshme, dhe ndoshta kjo mund të konsiderohet edhe fushatë parazgjedhore”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz