back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaKulturë‘In the Making IV’ në Galerinë 17

‘In the Making IV’ në Galerinë 17

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Nga 15 shtatori deri më 6 tetor, në Galerinë 17 mbahet Studio e Hapur në kuadër të programit “In the Making IV” nga Lena Violetta Leitner dhe Luiza Thaqi.

Lena Violetta Leitner, Luiza Thaqi

Duke tentuar t’i zgjerojmë kufijtë e komunikimit mes artistëve e krijuesve të ndryshëm, Galeria 17 shndërrohet në varësi të nevojave të vet artistëve/eve e komunitetit. Në këtë rast Lena Violetta Leitner dhe Luiza Thaqi ftohen të shfryztëzojnë hapësirën e galerisë si hapësirë pune. Galeria shndërrohet në hapësirë sa intime aq edhe të hapur, sa personale aq edhe publike, sa eksperimentale aq edhe krijuese, sa kërkimore aq edhe ekspozuese. Artistët/et pjesëmarrës/se do të kontribuojnë në çështje të ndryshme mjedisore dhe sociale, përmes një procesi të hapur punues, edukues dhe vetëdijësues. Ata përpos që do të ndajnë përvojat e tyre profesionale dhe personale me njëri/a-tjetrin/ën, po ashtu do të kultivojnë empatinë karshi mjedisit dhe drejtësisë sociale me publikun e gjerë. Teoristë/e, artistë/e, ekologjistë/e, e aktivistë/e të ambientit dhe kulturës do t’i bashkëngjiten kësaj nisme për të kontribuar në perspektiva të ndryshme ndaj ambientit, të cilat hapin rrugë për të shqyrtuar çështje me rëndësi sociale, kulturore e mjedisore, nga perspektiva queer. Galeria e hapur për publik, do të shërbejë si klasë ligjërimi, si studio punuese, hapësirë komunikimi e reflektimi, nikoqire e ligjëratave mysafire, laborator eksperimentimi, ku si rrjedhojë pjesëmarrësit bashkërisht do të ndërtojnë një ekspozitë, e cila edhe do të shënojë ekspozitën e e radhës në temën Ekologjia Queer.

Të Fundit

Sport

ShowBiz