back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSportPresidenti Çeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Presidenti Çeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian.

Pasditen e kësaj të mërkure, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i cili u prit nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

“Sot pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë. Mirë se erdhe në Tiranë, z. Çeferin!” – shkruan Presidenti Duka në statusin e shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 14:00 deri në 17:00.

Përpara kësaj mbledhjeje, Presidenti Çeferin, Presidenti Duka dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, së bashku me përfaqësues të federatave europiane, do të marrin pjesë në festivalin e futbollit për fëmijë që do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz