Skuadra nga Liga e Parë e futbollit në Kosovë, Dinamo Ferizaj ka larugar nga stoli dyshen, Burim Qerkini dhe Fatos Ademi.
Nuk dihet arsyeja e këtij largimi, por kjo dyshe është larguar nga klubi me marrëveshje të dyanshme, shkruan Indeksonline
“Me marrëveshje të dyanshme, kryetrajneri Burim Qerkini dhe trajneri kondicional Fatos Ademi janë ndarë nga klubi ynë. I falënderojmë për kontributin dhe iu urojmë suksese në vazhdim”, shkruhet në postimin e klubit
Dinamo në pesë ndeshjet e para të sezonit në Ligën e Parë, ka grumbulluar 9 pikë./Indeksonline/