back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeHaxhiu: LDK na refuzoi, negociatat për Qeveri mund t’i vazhdojmë me Nismën...

Haxhiu: LDK na refuzoi, negociatat për Qeveri mund t’i vazhdojmë me Nismën apo me ndonjë deputet të interesuar

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

“Duhet të ecim përpara” tha nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila foli në një konferencë për media për atë se çfarë duhet të ndërmarrë, sipas saj, Gjykata Kushtetuese.

Ajo tha se po e presin aktgjykimin, ndërkaq më pas tha se do t’i vazhdojnë “negociatat, diskutimet dhe takimet” me Nismën “apo me ndonjë deputet tjetër” të interesuar.

“Ne do të flasim për këtë çështje kur t’i vijë radha. Por njëherë duhet ta presim vendimin apo aktgjykimin e Gjykatës Kushteuese. Sigurisht që ne kemi bërë të hapur se kë e kemi parë si partner. PDK-në assesi, me LDK-në kemi pasë përpjekje, por në anën tjetër jemi refuzuar, siç e dini. Negociatat apo diskutimet e takimet mund të vazhdojnë me Nismën apo me ndonjë deputet tjetër që është i interesuar që të jetë pjesë e qeverisë së re apo që të jetë në bashkëqeverisje në Qeverinë Kurti 3”, tha ajo.

Haxhiu tha se “zgjedhjet, nëse nuk ka interes dhe vullnet për ta bërë qeverinë, gjegjësisht për të qenë në qeverisje me Vetëvendosjen, janë të mundshme”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz