back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSportÇka i thoshte Haaland portierit që ia shënoi pesë gola mbrëmë sa...

Çka i thoshte Haaland portierit që ia shënoi pesë gola mbrëmë sa herë që e nxirrte topin nga rrjeta?

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kombëtarja e Norvegjisë u tregua e pamëshirshme mbrëmë ndaj Moldavisë, të cilën e mposhti me rezultat të thellë, 11:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Protagonist tek norvegjezët ishte kush tjetër pos Erling Haaland, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi i Manchester Cityt ishte i jashtëzakonshëm dhe i realizoi plot pesë gola.

E portieri i moldavëve, Cristian Avram e ka zbuluar bisedën që e kishte gjatë lojës me ish-futbollistin e Salzburgut dhe Borussia Dortmundit.

Sipas tij, gjiganti i sulmit ndiente keqardhje për të ndonëse shënonte ekipi norvegjez.

“Ai më tha se nuk ishte faji im që pësova shumë gola. Haaland më kërkonte falje sa herë që më duhej ta nxirrja topin nga rrjeta pas golave të pësuar. Ai ma shpjegoi se duhej të vazhdonin të shënonin për shkak të gol-dallimit”, deklaroi Avram pas lojës.

Norvegjisë në fakt i nevojitej një fitore e tillë e thellë për ta përmirësuar golaverazhin. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz