back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeZjarri përfshin dhomën e ndalimit në Stacionin Policor të Pejës – një...

Zjarri përfshin dhomën e ndalimit në Stacionin Policor të Pejës – një i lënduar i dërgohet në spital

Të ngjajshme

Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Stacionin Policor në Pejë, ku një dhomë e ndalimit është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar lëndimin e një personi.

Këtë për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm.

“Sot rreth orës 07:20, në Stacionin Policor në Pejë, është përfshirë nga zjarri një dhomë e ndalimit. Si pasojë e këtij rasti, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrfikësve,” tha Rugova.

Ai shtoi se për informacione të tjera lidhur me rrethanat dhe shkaqet e zjarrit, publiku dhe mediat do të njoftohen me kohë.

Policia nuk ka bërë të ditur shkaktarin e mundshëm të zjarrit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit tashmë kanë nisur./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz