back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeProkuroria nge aktakuzë ndaj Faruk Mujkës -detaje se si akuzohet për vepra...

Prokuroria nge aktakuzë ndaj Faruk Mujkës -detaje se si akuzohet për vepra të ndryshme penale e çka ndodhi me pronën në Mitrovicë

Të ngjajshme

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Faruk Mujka anëtarit tëe Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeshefin ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, si dhe ndaj Hysen Muzliukaj, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria njoftoi se aktakuza tanimë u dorëzua tek Gjykata Themelore në Prishtinë.

Mujka, për shumë kohë ishte kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, e dyshohet se veprën e ka kryer gjatë kohës sa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Siç thuhet më 2021 Mujka kishte nënshkruar vendimin që mundësoi futjen në rend të ditës diskutimin dhe votimin për tjetërsimin e një prone.

“Të pandehurit akuzohen se, F.M., në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe H.M., si Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike”.

Po ashtu Prokuroria njoftoi se sipas aktakuzës më 25.04.2021 të pandehurit duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik një pronë të paluajtshme i paraqitën po këtij Kuvendi një propozim-vendim për këmbim të njëjtës pronës, duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm e të konsiderueshëm prej 125.100.00 euro Agjencisë Kosovare të Privatizmimit.

Para dy viteve, Policia e kishte vënë nën pranga Mujkën bashkë me ish-drejtorin për Kadastër dhe Gjeodezi, hysen Muzliukaj.

Madje në bastisjen që kishte kryer policia ishin gjetur 60 mijë euro.

“Ndërkohë, i pandehuri F.M. akuzohet edhe për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

Në kuadër të aktakuzës, PSRK ka propozuar: Shqiptimin e dënimeve plotësuese ndaj të pandehurve Mujka dhe ,Muzliukaj.

Ndërsa, Hysen Muzliukaj ishte zgjedhur këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Por Faruk Mujka ngritjen e tij në krye të institucioneve nuk e kishte ndaluar aty- ai madje ishte zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndëmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, derisa Muzliukaj u zgjodhë këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz