back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKosovari rrihet nga disa persona në Mitrovicë të Veriut – përfundon në...

Kosovari rrihet nga disa persona në Mitrovicë të Veriut – përfundon në trajtim mjekësor

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Një incident i rëndë është raportuar në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut, ku një shtetas kosovar është sulmuar fizikisht nga 4 deri në 5 persona të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur më 09 shtator 2025, rreth orës 19:50, ndërsa si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar trajtim mjekësor, transmeton lajmi.net

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë sulm.

Motivi dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por autoritetet kanë konfirmuar se rasti është nën hetim dhe po trajtohet me prioritet.

Raporti i plotë i Policisë:

   Rr. Kral Petri, Mitrovicë Veri 09.09.2025-19:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga 4/5 persona. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz