Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në një market.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 08.09.2025-08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në një market ka kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.