back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeMacron emëron aleatin e tij Sebastien Lecornu si kryeministër të ri të...

Macron emëron aleatin e tij Sebastien Lecornu si kryeministër të ri të Francës

Të ngjajshme

Çka fshihet pas akuzave të Osmanit kundër Listës Serbe?

Deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Lista...

SHBA garanton mbështetje për Poloninë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronët rusë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker,...

Presidenti Çeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka...

Kompania e eliminuar e fiton tenderin në KEK, për rastin ishte njoftuar edhe Kurti

Prokurimi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.)...

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka emëruar aleatin e ngushtë Sebastien Lecornu si kryeministrin e ri francez, 24 orë pasi një votëbesim rrëzoi François Bayrou nga posti i kreut të qeverisë.

Lecornu, 39 vjeç, ishte ndër kandidatët e preferuar për të marrë detyrën dhe ai ka kaluar tre vitet e fundit si ministër i forcave të armatosura duke u përqendruar në përgjigjen e Francës ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC.

Në një deklaratë, Pallati Elize tha se Lecornu – kryeministri i shtatë në presidencën e Macron – i ishte dhënë detyra e konsultimit me partitë politike me qëllim miratimin e buxhetit të ardhshëm të Francës.

Nxitja e një buxheti si kreu i një qeverie minoritare ishte ajo që e rrëzoi Bayrou-n, me kundërshtarët e majtë dhe të ekstremit të djathtë që dënuan emërimin e Lecornu-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz