back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeRrahje mes tre personave në Viti, policia gjen një pistoletë në vendin...

Rrahje mes tre personave në Viti, policia gjen një pistoletë në vendin e ngjarjes

Të ngjajshme

Një përleshje fizike ka ndodhur dje në Viti, ku tre persona u rrahën mes vete.

Rasti ndodhi në rrugën “UÇK”, teksa sipas policisë, rrahja ndodhi për pasojë të një mosmarrëveshjeje, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti një pistoletë me gaz, të cilën e sekuestroi.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz