back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeGashi për ngërçin politik: Nëse nuk zgjidhet shpejt, rrezikojmë kolaps si Greqia

Gashi për ngërçin politik: Nëse nuk zgjidhet shpejt, rrezikojmë kolaps si Greqia

Të ngjajshme

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Debat për ruajtjen e kufirit të shpejtësisë 50 km/h në rrugët kryesore të Zvicrës

Me një rishikim të rregullores së sinjalistikës dhe asaj...

Ish- ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, ka thënë se në situatën në të cilën gjendet Kosova sa i përket ngërçit politik, rrezikohet që vendi të hyjë në kolaps për shkak të mosmiratimit të buxhetit. 

Ai ka përmendur si rast Greqinë, e cila është përballur me kolaps financiar, që sipas tij, iu është dashur 10 vjet kohë për t’u rimëkëmbur. 

“Aktualisht situata në të cilën jemi, nëse nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë, rrezikojmë të hyjmë në vitin e ardhshëm kalendarik pa miratim të buxhetit dhe mosmiratimi i buxhetit do të krijojë një kolaps të funksionimit institucional që vërtetë mund të jetë i paparashikueshëm. Kemi pasur rastin e Greqisë kur ka pasur probleme të natyrës së kolapsimit financiar dhe u është dashur 10 vjet periudhë kohore për t’u kthyer në situatën e para atij kolapsi”, ka thënë ai të martën në “Interaktiv” të KTV-së.

Gashi ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje po e përdor një strategji që e mbulon pamunësinë e saj për ta formuar Qeverinë e re. 

“Strategjia që po përdoret nga partia që ka qenë në pushtet deri më tani është strategji për të mbuluar pamundësinë e saj që t’i ketë numrat për formimin e Qeverisë, të zgjatet edhe për një kohë kjo situatë status-quo që do të krijojë një fotografi ndryshe nga matjet që do të vijnë nga zgjedhjet lokale për t’u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme të cilat, për mendimin tim, janë të pashmangshme”, ka theksuar ai.

Situata aktuale sipas Gashit është komplekse pasi, sa i përket fushës së sigurisë, shumë trajnime janë ndërprerë dhe institucionet nuk po mund të përmbushin planifikimet për avancime institucionale. 

“Kemi situatë komplekse, shumë projekte nuk mund të realizohen, institucionet e sigurisë nuk mund të përmbushin planifikimet dhe pritshmëritë që ata kanë për avancimet institucionale, janë ndërprerë një numër i madh i trajtimeve dhe nëse vazhdohet kjo situatë mund të vijmë para një presioni që mund të ketë pasoja që mund të kenë impakt të drejtpërdrejt në aftësitë reaguese të institucioneve pa përjashtim”, ka deklaruar më tej ai. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz