back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeDyshime për varresë masive afër Novi Pazarit, nesër nisin inspektimet në terren

Dyshime për varresë masive afër Novi Pazarit, nesër nisin inspektimet në terren

Të ngjajshme

Dyshime për varresë masive afër Novi Pazarit, nesër nisin inspektimet në terren

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se...

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se më 10 shtator 2025, në orën 10:00, do të zhvillohen inspektime në fshatin Kozhle, afër Novi Pazarit, pas dyshimeve për ekzistencën e një varri masiv.

Ky zhvillim vjen pas kërkesave të vazhdueshme në kuadër të takimeve të delegacioneve dhe dialogut për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Lokacioni i Kozhles ishte planifikuar të trajtohej edhe vitin e kaluar, por pas disa ditësh përgatitje, gërmimet ishin ndërprerë.

Komisioni thekson se Kozhle është një nga lokacionet e adresuara në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve zyrtare, krahas kërkesave të vazhdueshme për rikthim me prioritet në Batajnicë dhe lokacione të tjera të shënjuara.

Në njoftim shtohet se gërmimet duhet të shoqërohen me të dhëna nga arkivat e institucioneve të Serbisë, të cilat do të ndihmonin në saktësimin e lokacionit dhe sigurimin e provave për zbardhjen e plotë të rastit.

Inspektimet në Kozhle do të përcillen nga përfaqësues të Delegacionit të Kosovës, përkatësisht Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Dhimbja e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre është plagë e hapur e shoqërisë sonë. Çdo hap drejt zbardhjes së së vërtetës është hap drejt drejtësisë, paqes së munguar dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar ka theksuar se do të vazhdojë punën me përkushtim dhe këmbëngulje deri në zbardhjen e plotë të fatit të secilit person të zhdukur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz