back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSport Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Të ngjajshme

Double degree me Arizona State University | Fillo në Kosovë, Diplomohu në Amerikë! 

Studentët nga Kosova dhe rajoni tani kanë mundësinë unike...

Regjistrohet një tërmet në Maqedoni

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është...

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur pas fitores ndaj Letonisë.

Shqipëria fitoi 1:0 ndaj Letonisë të martën mbrëma, me golin e shënuar nga Kristjan Asllani.

Pas ndeshjes, Bajrami ka thënë se kombëtarja shqiptare në futboll do t’i kërkojë pikët e plota nga përballja me Serbinë në Beograd në tetor, në kualifikimet për Botërorin 2026.

“Do ta marrim këtë fitore për rrugën tonë. Për Kombëtare jam gjithnjë gati. Ky ishte shansi im, ndonëse nuk kam luajtur shumë së fundi. Besoj se e kam shfrytëzuar. Besoj se kemi bërë analizën e mirë. Jemi shumë të lumtur për fitoren. E rëndësishme të kthehemi nëpër klube, të fokusohemi atje”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Bajrami e ka cilësuar të madhe ndeshjen me Serbinë.

“Më pas të kthehemi në Kombëtare, të vetëdijshëm se kemi ndeshje të madhe. Do të synojmë të marrim tri pikë ndaj Serbisë”, ka shtuar ai.

Shqipëria e Serbia barazuan pa gola në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë.

Me fitoren ndaj Letonisë, Shqipëria doli në vendin e dytë në Grupin K. E zhvendosi Serbinë në vendin e tretë.

Shqipëria i ka tetë pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Serbia mbetet me shtatë pikë nga katër ndeshje. Në grup udhëheq Anglia me 15 pikë. Letonia i ka katër e Andorra është pa pikë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz