Pasi u nda me Jose Mourinhon pas eliminimit nga play-offi i Ligës së Kampionëve, Fenerbahçe e ka caktuar pasardhësin e tij.
Bëhet fjalë për 39-vjeçarin, Domenico Tedesco, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin turk.
Tedesco së fundmi ishte pjesë e kombëtares së Belgjikës, të cilën e udhëhoqi për pothuajse 2 vite.
Më herët, karrierë si trajner, Tedesco ka bërë edhe te Leipzigu, Schalke e Spartaku i Moskës.
Në karrierën e tij, Tedesco e ka vetëm një trofe të fituar, atë të Kupës së Gjermanisë me Leipzigun në sezonin 2021/22./GazetaExpress/