Mesfushori i Milanit dhe legjenda e Kroacisë, Luka Modriq, sot feston 40-vjetorin e lindjes.
Ai e priti ditëlindjen pas fitores 4-0 ndaj Malit të Zi, duke shënuar paraqitjen e tij të 190-të me fanellën kuqe-bardhë.
Shokët e tij të Kombëtares nuk munguan me urime.
Ivan Perisiq e quajti “nder të madh” që ka ndarë dhomën e zhveshjes me të për 15 vite, ndërsa Mateo Kovaçiq e cilësoi si “vëlla dhe shembull për të gjithë”.
Urimeve iu bashkuan edhe Gvardiol e Kramariq, të cilët i dëshiruan shëndet e suksese të tjera.
Modriq mbetet simbol i gjeneratës së artë kroate dhe një nga mesfushorët më të mëdhenj të historisë së futbollit.