back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaSport“Fqinjët po tallen me ne”, “E pabesueshme për të qenë e vërtetë”,...

“Fqinjët po tallen me ne”, “E pabesueshme për të qenë e vërtetë”, Mediet suedeze s’kursehen me kombëtaren pas humbjes me Kosovën

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Në Suedi nuk e kanë pritur mirë humbjen e pësuar nga të besuarit e Jon Dahl Tomasson në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja në fjalë ka qenë në qendër të kritikave në mediet suedeze, ku në të cilat disa prej kolumnistëve më në zë kanë konsideruar si të turpshme shfaqen e dhënë nga Isak me shokë.

“Me Suedinë po tallen të gjithë, fqinjët dhe e gjithë bota”, ishte titulli i “Aftonbladet”. “Një fiasko e madhe, në dhomat e zhveshjes humori i grupit ishte si të ishim në një furenal”, përshkroi situatën pas disfatës gazetari i gazetës në fjalë, Finnish Ilta-Sanomat.

Për kolumnistin e “Dagens Nyheter”, Johan Esk “Suedia ‘e re’ ishte një shaka e madhe”.

Ndërsa për kolumnistin e të përditshmes me bazën në Malmo, “Sydsvenskan”, Fredrik Lindstrand, “paraqitja e Suedisë në Kosovë ishte një dështim i madh, e pabesueshme për të qenë e vërtetë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz