back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaSportFitorja e madhe ndaj Suedisë, reagon Agim Ademi: Vazhdojmë me besim e...

Fitorja e madhe ndaj Suedisë, reagon Agim Ademi: Vazhdojmë me besim e unitet drejt ëndrrës së madhe

Të ngjajshme

Uran Ismaili prezanton kartën 247 për transport publik falas për qytetarët e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, së bashku...

Fejohet Miss Universe Albania?

Miss Universe Albania 2024, Franceska Rrustem ka ‘’trazuar’’ rrjetin...

Një mbrëmje madhështore për futbollin kosovar u shënua në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova arriti të mposhtë Suedinë me rezultat 2:0. 

Vetëm pak ditë pas sfidës së vështirë në Bazel, Dardanët treguan forcën dhe shpirtin luftarak, duke i dhuruar kombëtares një fitore historike.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh krenar për ekipin, stafin teknik dhe tifozët që e mbështetën fuqishëm skuadrën. 

Ai theksoi se kjo fitore është dëshmi se Kosova ka karakter dhe të ardhme të ndritur në futboll.

“Tifozët sonte ishin lojtari ynë i 12-të. Kosova ka të ardhme të ndritur dhe së bashku do të vazhdojmë të besojmë, të punojmë dhe të ëndërrojmë”, deklaroi Ademi.

Me këtë fitore, Kosova dërgon një mesazh të fuqishëm se është e gatshme të përballet me çdo kundërshtar dhe të luftojë për ëndrrën e madhe./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz