back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaSportFoda: Duam t’i kënaqim tifozët

Foda: Duam t’i kënaqim tifozët

Të ngjajshme

Turqi: 16-vjeçari qëllon në stacion, vriten dy policë

Dy oficerë policie u vranë dhe një u plagos...

BE dhe NATO urojnë Maqedoninë për Ditën e Pavarësisë

Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO kanë uruar popullin e...

Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, furgoni përfundon poshtë urës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më...

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Suedinë.

Ndeshja Kosova – Suedia zhvillohet të hënën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Kosova të premten pësoi 4:0 në udhëtim nga Zvicra.

“Ishim të vetëdijshëm që Zvicra ka ekip shumë të fortë. Duke ditur se Zvicra ka ekip të fortë, nuk kemi mundur ta zbatojmë mënyrën tonë të lojës. Në pasime nuk ishim preciz. Në mbrojtje kemi bërë gabime. Në pjesën e dytë kemi luajtur pak më mirë.

Dje kemi analizuar shumë mirë gabimet e ndeshjes me Zvicrën. Kemi analizuar secilin gabim. Jam shumë i bindur se kundër Suedisë do të kemi paraqitje shumë të mirë. E dimë që do të jetë ndeshje me shumë intensitet, me presion të lartë. Do të ketë duele një kundër një. Do të gjejmë zgjidhje. Jemi në shtëpi dhe dëshirojmë t’i kënaqim tifozët, Dardanët, njëjtë si në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz