Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjait, ka treguar që në planin e tij për qytetin kanë edhe projektin për ndërtimin e tre nënkalimeve moderne.
Në këtë mënyrë ai tha se Lipjani do të jetë i bashkuar, funksional dhe i sigurt për të gjithë.
Kjo pasi hekurudha e ndan qytetin, duke qenë pengesë për lëvizje, tregon ai.
Postimi i Shukri Buja në Facebook:
Për vite me radhë, hekurudha që ndan qytetin ka qenë pengesë për lëvizje, zhvillim dhe barazi.
Tani është koha ta kapërcejmë këtë ndarje!
Plani ynë për ndërtimin e tri nënkalimeve moderne është një hap i madh përpara – për një Lipjan të bashkuar, funksional dhe të sigurt për të gjithë.
📍 Nënkalimi i parë, për automjete dhe këmbësorë, do të ndërtohet tek rruga “Bajram Gashi” – duke lidhur qendrën me anën lindore dhe duke krijuar një arterie të re urbane.
🚶♀️🚴♂️ I dyti, për këmbësorë dhe çiklistë, do të ndërtohet pranë stacionit të trenit – aty ku ndarja është më e dukshme. Ai do ta ribashkojë sheshin me pjesën përtej hekurudhës.
🚗 I treti, për automjete dhe këmbësorë, do të lidhë qytetin me lagjen e Akllapit – përmes rrugëve “Ganimete Tërbeshi” dhe “Sadik Shala”, duke hapur mundësi të reja për qasje dhe zhvillim.
Ky është vizioni ynë:
Një qytet pa ndarje.
Një Lipjan që ecën përpara – i bashkuar.