back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeTahiri njofton për Konferencën Ndërkombëtare të Qeverisjes që do të mbahet në...

Tahiri njofton për Konferencën Ndërkombëtare të Qeverisjes që do të mbahet në Tiranë: Rama do ta prezantojë Planin Marshall

Të ngjajshme

Sulmet ndaj Kushtetueses, reagon shefi i EULEX-it: Të papranueshme

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka theksuar rëndësinë...

Mësohet shuma që do të paguajë Reali për ta rikthyer Nico Pazin

Real Madrid ka marrë tashmë një vendim strategjik për...

Osmani pret Nuncin Apostolik, kërkon njohje nga Selia e Shenjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në...

Nunci Apostolik për herë të parë në vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Osmanin

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim njoftues...

Ish-deputeti i AAK-së, Besin Tahiri ka njoftuar se të mërkurën në Tiranë do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes.

Ai shkroi në Facebook se pret prezantimin e Planit Marshall nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Postimi i Besnik Tahirit:

Më 10 shtator, Tirana do të mirëpresë edicionin e parë të Konferencës Ndërkombëtare të Qeverisjes, International Governance Conference, me pjesëmarrje nga:

– Universiteti i Teksasit (Shkolla George Bush për Qeverisje dhe Shërbime Publike), The Bush School of Government & Public Service,

– Banka Botërore World Bank,

– Ambasada Britanike, British Embassy Tirana, si dhe përfaqësues nga Evropa dhe Lindja e Mesme.

Jam shumë krenar bashkë me ekipin e IGC, bën bashkë ekspertizë nga mbarë bota për këtë proces transformues, mu në Shqipëri, aty ku procesi reformues dhe integrues është në rrugë të mbarë.

Me padurim presim prezantimin e #RAMP4 – Plani Marshall i Kryeministrit Rama, një hap konkret për reforma strukturore në institucionet e shtetit.

#RAMP4 është vetëm fillimi, pas tij vjen raporti i gjerë i konferencës, që do t’i paraqitet Bankës Botërore, Bashkimit Europian dhe Qeverisë së re të Shqipërisë, si bazë për reforma dhe investime të qëndrueshme.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz