back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeEmri i Ratko Mladiqit në qendër të Bujanocit – Mustafi i fshinë...

Emri i Ratko Mladiqit në qendër të Bujanocit – Mustafi i fshinë grafitet bashkë me djalin e tij

Të ngjajshme

Hasani: Basha, Kryetar i Kuvendit të pakonstituuar, s’mund të marrë vendime

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, ka folur lidhur...

Netanyahu u thotë banorëve të Qytetit të Gazës që të “largohen menjëherë”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netnyahu, u tha banorëve të Qytetit...

Kosova kalon në epërsi ndaj Suedisë

Kosova ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Suedisë,...

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka fshirë grafitet me emrin e Ratko Mladiqit, të bëra në qendër të Bujanocit.

Për ta fshirë emrin e kriminelit që urdhëroi masakrën e Srebrenicës dhe krimeve të tjera në ish-Jugosllavi, Mustafit i ndihmoi djali i tij i vogël.

“Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës – “РАТКО МЛАДИЋ” me simbolet nacionaliste me katër “C”

Institucionet heshtën. Policia heshti. Edhe ata që flasin për “multietnicitet” – heshtën.

Unë nuk munda. Shkova bashkë me djalin tim Lisarin dhe e fshiva publikisht.

Jo për vete. Për fëmijët e këtij qyteti. Për ata që u vranë. Për ata që ende kanë nevojë për drejtësi. Për ata që nuk guxojnë më të flasin, por që nuk janë pajtuar kurrë.

Fshimë një emër. Por edhe një turp” u shpreh Mustafi.

Gjatë ditës së djeshme, Mustafi kishte raportuar me shqetësim grafitet me emrin e Mladiqit në qendrën e qytetit me shumicë shqiptare.

Sipas tij, të shkruash emrin e Mladiqit në këtë qytet është një provokim i rëndë, i papranueshëm dhe kërcënim ndaj sigurisë së bashkëjetesës.

“Në gusht, u thye billboard-i i Komandant Lleshit, në përvjetorin e rënies së tij. Asnjë reagim nga autoritetet. As policore. As institucionale.

Paraprakisht ishin shfaqë grafite me thirrje për vrasje të shqiptarëve dy herë tek Shtëpia e Shëndetit. Prapë heshtje” deklaroi Mustafi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz