back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeÇka po ndodhë me kërkesën e Kamberit për ta pajisur Preshevën me...

Çka po ndodhë me kërkesën e Kamberit për ta pajisur Preshevën me targat e veta të regjistrimit

Të ngjajshme

Alcaraz kampion i US Open

Carlos Alcaraz është shpallur kampion i garës për tenis...

Serbi: Mbështetësit dhe kundërshtarët e pushtetit protestojnë në disa qytete

Të dielën në Serbi janë mbajtur marshe të mbështetësve...

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka dorëzuar iniciativë për ta paisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit, duke thënë se Presheva, njëjtë si komunat e tjera, meriton të identifikohet me emrin e vet.

Kamberi ka shkruar në Facebook se në komunën e Preshevës janë të regjistruar 12.387 automjete, ndërsa komuna e Preshevës ka 33.449 banorë rezident dhe gjithsej 59.024 banorë kur i shtohen edhe banorët jorezident.

“Me këtë numër të banorëve dhe me këtë numër të veturave të regjistruara, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës. Presheva meriton trajtim të barabartë dhe simbolet e saj, përfshirë edhe tabelat e regjistrimit, të jenë të pranishme ashtu si në çdo komunë tjetër të Serbisë”, ka shkruar ai.

Presheva meriton trajtim të barabartë dhe simbolet e saj, përfshirë edhe tabelat e regjistrimit, të jenë të pranishme ashtu si në çdo komunë tjetër të Serbisë.

Nuk dihet se sa do të realizohet kjo kërkesë e deputetit Shaip Kamberi, e cila është mirëpritur nga qytetarët e Preshevës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz