back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeNga “O majmun” në “themeli i sigurisë” – Kurti dikur i ofendonte...

Nga “O majmun” në “themeli i sigurisë” – Kurti dikur i ofendonte policët, sot krenohet me ta (VIDEO)

Të ngjajshme

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Në ceremoninë e mbajtur sot me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti lavdëroi rolin e kësaj force duke e cilësuar si “themel i sigurisë sonë”.

“Policia e Kosovës ka treguar se është themeli i sigurisë sonë. Ajo përbën një prej institucioneve më të besueshme në vendin tonë,” u shpreh Kurti, duke e vlerësuar punën dhe sakrificën e pjesëtarëve të policisë, transmeton lajmi.net.

Por ky ton i qetë dhe institucional i Kurtit bie në kontrast të thellë me qasjen e tij të dikurshme ndaj Policisë së Kosovës.

Në vitin 2015, gjatë një proteste të organizuar nga Vetëvendosje në Prishtinë, Kurti ishte filmuar duke ndjekur një zyrtar policor dhe duke e ofenduar rëndë me fjalë si:
“O majmun, në Mitrovicë në urë të Ibrit t’i kanë poshtru, t’i kanë poshtru kolegët e tu në Dumincë, s’tu ka ni zani, s’tu ka ni. Ik tash.”

Videoja ishte bërë virale dhe kishte nxitur reagime të ashpra, përfshirë nga Sindikata e Policisë së Kosovës dhe organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e konsideruan gjuhën e Kurtit si fyese dhe nënçmuese për uniformën e shtetit.

Sot, në pushtet dhe në garë për një mandat të ri, Kurti paraqitet si mbështetës i Policisë së Kosovës, duke e quajtur institucion kyç të rendit dhe sigurisë. Por për shumë qytetarë dhe kritikë të tij, kontrasti mes fjalëve të sotme dhe sjelljes së djeshme ngre pikëpyetje të mëdha për sinqeritetin dhe koherencën politike të kryeministrit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz