back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajme26-vjetori i themelimit, Osmani: Policia është ndër shtyllat më të forta të...

26-vjetori i themelimit, Osmani: Policia është ndër shtyllat më të forta të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial

Të ngjajshme

Zhduken dy burra në Gjilan, dolën nga shtëpia dhe s’u kthyen më

Dy meshkuj raportohet të jenë zhdukur në Gjilan. Të njëjtit...

Nissinen: Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike

Me përfundimin e mandatit diplomatik trevjeçar në Kosovë, Ambasadori...

Zabërgja prezanton pesë shtyllat kryesore të programit në garën për Prishtinën

Kandidati i Nismës Social Demokrate të Kosovës, Endrit Zabërgja...

Aksident trafiku në Prishtinë, kamioni e bën “llom” një veturë

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur...

Koreja e Jugut arrin marrëveshje me SHBA-në për lirimin e punëtorëve koreanë

Koreja e Jugut ka përfunduar bisedimet me SHBA-në për...

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka qenë pjesëmarrëse në ceremoninë e shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. E njëjta gjatë fjalimit të saj, ka thënë se historia e policisë së vendit është ndër tjerash histori e kurajës, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë edhe se fraza e njohur  ‘‘Polici i shërben vendit edhe kur vet përballet me rrezikun’’ e përshkruan më së miri këtë mision fisnik.

“‘Polici i shërben vendit edhe kur vet përballet me rrezikun’, kjo frazë e njohur e përshkruan më së miri misionin fisnik, sakrificën dhe besnikërinë ndaj atdheut nga secili prej jush. Sot në 26 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ne kremtojmë historinë e Policisë së Kosovës, e cila është histori e kurajës, përkushtimit dhe përballjes me sfidat në për të cilat ka kaluar dhe kalon çdo ditë shteti i ynë’’, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë edhe se Policia është ndër më të forta, të sovranitetit dhe integriteti territorial të Kosovës.

‘‘Policia e Kosovës është ndër shtyllat më të forta të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial. Nga ditët e para të themelimit deri më sot keni dëshmuar se nuk ka rrethanë, nuk ka krizë dhe nuk ka kërcënim që mund ta lëkund besimin tuaj ndaj Republikës’’, ka shtuar ajo.

Tutje, ajo ka veçuar vitet e fundit sidomos në pjesën veriore të vendit, punën e policisë duke thënë se këta të fundit kanë treguar profesionalizëm e guxim.

‘‘Sidomos, gjatë viteve të fundit, në periudha të ndjeshme, veçanërisht në veri të vendit, ju keni treguar profesionalizëm, guxim dhe duke garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim. Ky përkushtim nuk është vetëm detyrë ligjore, por mbi të gjitha është akt atdhetarie, sepse çdo uniformë e policisë e Kosovës është shërbim, është simbol i rendit ligjit dhe dinjitetit tonë shtetëror’’, ka thënë ajo.

Më tej, Osmani ka shprehur mirënjohje për policët e rënë në krye të detyrës duke thënë se ata mbetën roje të përjetshme të Kosovës, duke na kujtuar se liria dhe paqja asnjëherë nuk janë dhuratë.

‘‘Sot përkulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë para policëve tanë që dhanë jetën në krye të detyrës. Ata mbetën roje të përjetshme të republikës sonë duke na kujtuar se liria dhe paqja asnjëherë nuk janë dhuratë, por janë sakrificë e përditshme. Amaneti i Afrim Bunjakut, Enver Zymberit dhe heronjve tanë të tjerë është përgjegjësi për të gjithë ne mënyrë që çdo pëllëmbë e Republikës së Kosovës, të mbrohet me çdo kusht’’, ka thënë ajo mes tjerash. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz