back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeShukri Buja: Kur vendi kishte nevojë isha përballë të keqes – Po...

Shukri Buja: Kur vendi kishte nevojë isha përballë të keqes – Po rikthehem sepse Lipjani ka nevojë për punë

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka theksuar se ai ka qenë ‘’në ballë të përballjes’’ gjatë viteve të ’80 kur liria dhe të drejtat tona ishin të shtypura, gjë për të cilën ai është dënuar me 13 vite burg.

Buja ka thënë edhe gjatë qeverisjes së tij në këtë qytet më herët janë investuar mbi 62 milionë euro.

‘‘Kemi bërë shumë punë – por shumë më tepër ka mbetur pa u bërë! Fatkeqësisht, 12 vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes, diskriminimit dhe moszhvillimit.’’, ka shkruar ai.

Postimi:

Në vitet ’80-ta, kur liria dhe të drejtat tona ishin të shtypura, unë isha aty – në ballë të përballjes.

Për këtë përkushtim, u dënova me 13 vite burg.

Më vonë, kur vendi kishte më së shumti nevojë, isha sërish përballë të keqes.

Së bashku me ju – bashkëluftëtarë dhe qytetarë të nderuar – luftuam dhe e fituam lirinë tonë të shenjtë.

Me besimin dhe përkrahjen tuaj, fitova dy herë zgjedhjet lokale dhe pata nderin të shërbej si Kryetar i Komunës së Lipjanit, në një nga periudhat më të rëndësishme të shtetformimit të Kosovës.

Gjatë gjashtë viteve të qeverisjes sonë, investuam mbi 62 milionë euro në Lipjan.

Kemi bërë shumë punë – por shumë më tepër ka mbetur pa u bërë!

Fatkeqësisht, 12 vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes, diskriminimit dhe moszhvillimit.

Prandaj, sot rikthehem.

Me përvojë.

Me energji të re.

Me vizion të qartë dhe vendosmëri të palëkundur – për ta çuar Lipjanin aty ku e meriton!

Për këtë rikthim, kam nevojë për përkrahjen tuaj.

Lipjani ka nevojë për drejtim të vërtetë.

Për projekte madhore që prekin jetën tuaj të përditshme.

Jo për fasadë.

Jo për ngjyra.

Por për punë.

Projektet që nuk arrita t’i përfundoj atëherë – do t’i çoj deri në fund tani.

Nuk ndalem!

Mjaft më me pritje.

Koha e tyre ka kaluar.

Tani është koha jonë!

Unë jam Shukri Buja,

nuk flas për ndryshim, unë vij për ta bërë atë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz