back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeDhunimi i turistes 18-vjeçare, mediat italiane raportojnë ngjarjen e rëndë në plazhin...

Dhunimi i turistes 18-vjeçare, mediat italiane raportojnë ngjarjen e rëndë në plazhin e Durrësit

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Përdhunimi i turistes italiane nga një 26-vjeçar në qytetin e Durrësit është raportuar në mediat italiane.

Corriere della Sera citon policinë shqiptare, që njoftoi se Campagna Lupia ndodhej në një shezlong pranë një hoteli në orën 05:25 minuta, kur Leonard Peza abuzoi seksualisht me të.

Ajo ka treguar në polici se gjatë kësaj kohe i është afruar një person i panjohur, i cili e ka sulmuar dhe megjithë tentativat e saj për t’u mbrojtur ai e ka përdhunuar e më pas ai është larguar. Menjëherë, pas ngjarjes vajza ka shkuar të bëjë denoncimin, ku ka treguar të gjitha të dhënat që mbante mend në lidhje me përdhunuesin.

Vajza tha se u përpoq t’i rezistonte dhunës, por nuk mundi ta ndalonte. I arrestuari, duke folur me hetuesit, pranoi marrëdhënien seksuale, por pohoi se ishte konsensuale. Megjithatë, ekzaminimet mjekësore identifikuan mavijosje në qafën e vajzës dhe në pjesë të tjera të trupit të saj, të cilat do të konfirmonin përdorimin e forcës nga 26-vjeçari shqiptar.

Isha me disa miq gjatë natës dhe pimë edhe alkool. Për një moment, u largova nga grupi dhe u ula në një shezlong disa metra larg hotelit”, u shpreh turistja, citojnë mediat italiane Policinë e Shtetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz