back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeZyrtarja e parë grua e PK-së: Nuk e kisha imagjinuar që edhe...

Zyrtarja e parë grua e PK-së: Nuk e kisha imagjinuar që edhe pas 26 vitesh, Policia ende nuk do të kishte sigurim shëndetësor

Të ngjajshme

40% e të punësuarve në Kosovë, me kredi aktive

Numri i kredive në sistemin bankar të Kosovës ka...

​Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti do...

Fehmije Gashi-Bytyqi, zyrtarja e parë grua e Policisë, u ka uruar sot të gjithëve 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, ajo ka pohuar se për të puna si zyrtare policore është njëra nga përvojat më të paharrueshme në jetën e saj.

Gashi-Bytyqi, e cila tashmë punon si avokate, ka theksuar se nuk e ka menduar kurrë se Policia e Kosovës nuk do të ketë sigurim shëndetësor për punonjësit e saj.

“Nuk kam menduar kurrë se Policia e Kosovës edhe pas 26 vjetësh të formimit nuk do të ketë sigurim shëndetësor. Mirëpo të mbahet arma, të mbahet shufra, të patrullohet natën, dhe sidomos kohëve të fundit në veri të vendit, ku u kthye sovraniteti realisht, falë sakrificës së drejtpërdrejt të Policisë së Kosovës”.

“Mos të harrojmë e kemi dëshmor edhe Enver Zymberin dhe Afrim Bunjakun, dhe imagjinojeni që një zyrtar policor nuk ka as sigurim shëndetësor dhe asnjë shujtë ditore për ushqim”, ka thënë Gashi-Bytyqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz